Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni të përdorni cookies.

Shtypshkronjë me traditë që nga viti 1971...

EU Print, është në pronësi private dhe operon si një kompani që ofron shërbim të plotë në lëminë e shtypit dhe shërbimeve lidhur me të, me qendër në Strugë, Maqedoni. Ne përpiqemi për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja të shtypjes. Ne jemi të përkushtuar për zgjidhje me kosto efektive dhe gjithmonë mundohemi të ofrojmë shërbimet më të mira për klientët tanë. Ne punojmë individualisht me secilin prej klientëve tanë për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e tyre të mëdha në shtypje. Qëllimi ynë është që të kemi teknologjinë më të re dhe aktuale në treg dhe të punësojmë njerëzit me përvojë dhe inovatorë në industrinë e shtypit. Ne masim suksesin tonë, jo nga shifrat e shitjeve tona, por nga kënaqësia dhe jetëgjatësia e klientëve tanë. Ne jemi shtypshronja e Strugës.

Themeluar në vitin 1971, ne jemi krenarë të tejkalojmë mbi 40 vjet përvojë në terren dhe shërbime në shtypje. Me teknologji dhe pajisje të përparuar, ne jemi në gjendje të ofrojmë shërbime me cilësi të shpejtë dhe të lartë duke kursyer kohë dhe para klientëve tanë. Çdo klient është klienti ynë më i rëndësishëm. Na tregoni se si mund t'ju ndihmojmë sot. Ne nuk jemi vetëm shtypshronja juaj, ne jemi miku juaj!

 

Kadri Pesoçan-Shabani

Në Mars të vitit 1971, babi ynë Kadri Pesoçan-Shabani (i ndjerë), themelues / CEO, fillimisht hapi Dyqanin e shtyp “4 Juli” në Strugë. Dyqani përbëhej nga një maqinë shtypi e vogël, gijotinë (thikë) dore dhe një punonjës (ai vetë). Përmes punës së palodhur dhe vendosmërisë, ai ishte në gjendje të krijonte një reputacion për printime cilësore dhe të edukonte djemtë e tij me sekretet e kësaj zeje moderne. Biznesi u rrit përmes ndërtimit të marrëdhënieve brenda industrisë së shtypjes dhe si rezultat u zgjerua dhe u riemërua në EU Print në vitin 1999.

Kjo Shtypshkronjë familjare lokale vazhdon të sigurojë shërbime shtypjeje me cilësi të lartë për bizneset dhe organizatat vendore në Strugë, Ohër, Dibër dhe pjesën tjetër të Maqedonisë. Kohët e fundit kemi filluar punën e vazhdueshme me disa kompani serioze në Zvicër, Gjermani dhe Austri. Me udhëheqjen e Urim dhe Eshtref Shabani, EU Print do të vazhdojë të përqendrohet në ofrimin e shërbimeve cilësore me çmime të përballueshme për klientët tanë. Ne jemi gjithmonë në lëvizje përpara duke ndjekur këtë teknologji e cila vazhdimisht modernizohet.

sqShqip